“Xhamadani vija-vija, kerrk taksa e kerrk ushtria”, fëmijët e bëjnë për të qeshur Haradinajn

“Xhamadani vija-vija, kerrk taksa e kerrk ushtria”, fëmijët e bëjnë për të qeshur Haradinajn

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka treguar një moment interesant që i ka ndodhur ditë më parë.

Ai në një intervistë për KTV ka përmendur rastin që derisa po vraponte në një mini-maratonë , disa fëmijë, iu kanë afruar dhe i kanë thënë disa fjalë.

“Isha një ditë në vrapim këtu në Obiliq kur ishte gjysmë maratona dhe do fmijë t’vogjël vrapojshin me mu për me m’dhanë kurajo edhe ia nisën kangës ‘xhamadani vija-vija, kërrk taksa kërrk ushtria’. Edhe unë po menoj që ka ndryshu diçka në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.