Xhavit Haliti flet për pasurinë e tij: Nuk i kam dy-tre milionë

Xhavit Haliti flet për pasurinë e tij: Nuk i kam dy-tre milionë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për deklaratën e famshme të tij se ‘krejt i kemi kah 2-3 milionë euro’.

Haliti thotë se kjo deklaratë e tij është nxjerrë nga binarët, teksa shtoi se ai personalisht nuk i ka 2-3 milionë euro.

Sipas Halitit, të gjithë mund ta dinë se sa kapital ka ajo, meqë gjithë pasurinë e tij e ka të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Nuk i kam dy tre milionë. Të gjitha që kam, i kam deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit. Të gjitha që i kam, i kam të regjistruara bashkë me nënën, vëllezërit e motrat. Toka e babait ka më pak vlerë se që e kam deklaruar unë, por atë nuk e shes për asnjë çmim”, ka thënë Haliti në RTV Dukagjini.