Xhelal Sveçla, Boiken Abazi dhe 60 aktivistë ishin arrestuar në luftën kundër KEDS-it, sot nuk i gëzohen ngritjes së aktakuzës

Xhelal Sveçla, Boiken Abazi dhe 60 aktivistë ishin arrestuar në luftën kundër KEDS-it, sot nuk i gëzohen ngritjes së aktakuzës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dje aktakuzë ndaj, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq si dhe 15 persova të tjerë, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky, privatizimi i katër hidrocentraleve ishte bërë në mënyrë fshehtë. Ato ishin përfshirë në një pako me Distribucionin dhe Furnizimin, krejt së bashku janë dhënë për vetëm 26.3 milionë euro tek konzorciumi i kompanive turke, “Çalik & Limak”.

Aktakuza ka të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të transferohen tek KKDFE dhe më pas të privatizohen nga Limaku.

E në mesin e këtyre të akuzuarve janë edhe Mimoza Kusari-Lila dhe Nenad Rashiq, dy zyrtarë të Qeverisë Kurti, e cila është në detyrë.

Por, në kohën kur Albin Kurti ishte në opozitë, Vetëvendosje kishe organizuar protestë duke e rrethuar objektin e qeverisë dhe duke e kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Distribucionit për Furnizim me Energji elektrike.

Si pasojë e kësaj proteste, ishin arrestuar edhe 62 aktivistë të këtij subjekt, në mesin e tyre, edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Aministarës Publike, Xhelal Sveçla si dhe anëtari i Kryesisë, Bioken Abazi.

Tash pas tetë viteve, kur prokuroria ngriti aktakuzë, pikërisht për kauzën kur këta zyrtarë të VV-së kishin mbajtur edhe burg, nuk u tha asnjë fjalë e vetme nga Sveçla dhe Abazi.

Ata kanë vendosur të heshtin duke i futur “veshët në thes”, dhe duke u shtirë se nuk ka ndodhur asgjë.