Xhelal Sveçla shkon në veri të Kosovës – ka një mesazh për banorët

Xhelal Sveçla shkon në veri të Kosovës – ka një mesazh për banorët

Ushtruesi i detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar fshatrat e veriut të Kosovës gjatë ditës së sotme.

Ai së bashku me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtirin, ka biseduar me banorët e kësaj ane dhe i ka siguruar se do e kenë përkrahjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në kalimin e kësaj situate të shkaktuar, pas përhapjes së koronavirusit, shkruan Insajderi.

Shpërndarja e disa pakove ushqimore dhe higjienike, të siguruara nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës, u bë edhe për banorët e fshatit Boletin të Zveçanit, për të vazhduar më tej edhe në dy fshtatrat tjera.