Xhelal Sveçla tregon se a kishte hyrë në dhomën e përgjimeve

Xhelal Sveçla tregon se a kishte hyrë në dhomën e përgjimeve

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla, ka treguar nëse ai ka hyrë në dhomë të përgjimeve, siç kishte pretenduar ish-presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi kishte deklaruar në një emision se Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Haki Abazi kishin qëndruar për disa ditë në dhomë të përgjimeve në kuadër të Telekomit të Kosovës.

“Unë kam bërë një vizitë zyrtare te kreyshefja ekzekutive e Telekomit. Pas kësaj, nga presidenti kam dëgjuar një akuzë se kinse unë, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi kemi qëndruar 3 ditë në telekom duke përgjuar”, tha fillimisht Sveçla në Debat Pernime.

Tutje, ai tha se “e kam pyetur drejtorin e Policisë, më ka thanë që nuk ka dhomë të përgjimeve në Telekom të Kosovës. Ka dhomë të përgjimit në Polici të Kosovës e cila menaxhohet nga Prokuroria dhe ka dhomë të përgjimit në AKI”./Insajderi.com