Xhensila dhe Besi do sjellin bashkëpunimin e tyre të parë

Xhensila dhe Besi do sjellin bashkëpunimin e tyre të parë

Xhensila dhe Besi mbeten një nga çiftet më të dashura për publikun e për të cilët ka gjithnjë kuriozitet të dihet më shumë. Si Xhensila edhe Besi  janë shumë të sukseshëm në karrieren e tyre dhe kanë ndërtuar një familje të shëndetshme se bashku me vogëlushen e tyre Ajka.

Vitet e fundit edhe Besi e ka marrë seriozisht muzikën dhe ka realizuar disa këngë që kanë arritur miliona shikime në Youtube.

Mirëpo e ftuar në “BE Coffee”, këngëtarja zbuloi se bashkëpunimin e radhës e ka me Besin.

“E kemi në plan një bashkëpunim  familjarisht. Besi është shërbeti”, u shpreh Xhensila, duke mos zbuluar asgjë shumë, duke e lënë kështu surprizë për fansat.

Ndërsa Olsi duke e ditur që bashkëpunimi i tyre do të bëj bujë të madhe, i kërkoi Besit dhe Xhensilës ta publikonte ai këngën e tyre.