Xhensila Myrtezaj shkel 1-milionëshin, ‘ua merr zemrën me një tango në Paris’

Xhensila Myrtezaj shkel 1-milionëshin, ‘ua merr zemrën me një tango në Paris’

Bukuria e Xhensila Myrtezajt i ka shtuar edhe më shumë hijeshinë qytetit të dritave – Parisit.

Ajo ka vendosur që këto ditë të sjellë në jetë këngën e saj më të re solo që mbanë pikërisht emrin e kryeqytetit francez, shkruan Insajderi.

E buzëqeshur e përplot me stil, Myrtezaj ua ‘merr frymëmarrjen’ të gjithëve me dukjen e saj prej një zonje të vërtetë.

© Xhensila Myrtezaj [instagram]

Ngjyrat e përdorura në videoklip veç çka i japin edhe më shumë jetë gjithë këtij projekti i cili është publikuar dy ditë më parë video e të cilit është realizuar nga Eduart Grishaj.

Ajo në këtë klip shihet e veshur kryesisht me të kuqe duke përdorur një kombinim me vet kulturën franceze të modës, derisa në kokë mban një beretë (kapelë franceze) me ngjyrën e njëjtë kurse në pjesën e poshtme ka vendosur çorape të gjata me ngjyrë të zezë.

© Xhensila Myrtezaj [instagram]

Myrtezaj e cila nuk ka shumë kohë që është bërë nënë, gëzon një fizik të shkëlqyer çka e fut atë në listën e nënave më joshëse shqiptare.

Kujtojmë që ajo është e martuar me aktorin, Bes Kallaku. Këngëtarja këtë projekt e ka publikuar 7-muaj pas bashkëpunimit me tekstshkruesin, Pirro Çako me të cilin kanë marrë mbi 11-milionë shikime në YouTube.

/ © Insajderi – Review /