Xherdan Shaqiri e thotë hapur, pëlqen të luaj te kjo skuadër e Serie A

Xherdan Shaqiri e thotë hapur, pëlqen të luaj te kjo skuadër e Serie A

Largimi i Xherdan Shaqirit nga skuadra angleze, Liverpool është gjithmonë e më afër, me skuadra të shumta të interesuara për shërbimet e tij, shkruan Shqip.com.

Së fundmi u raportua se në garë për sulmuesin shqiptar është edhe skuadra nga kryqyteti italian, Lazio.

Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, 29-vjeçari deklaroi se është i nderuar për interesimin e Lazios, derisa do t’i përshtatej loja nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Përveç skuadrës nga Roma, interesim për të kanë shprehur edhe disa klube spanjolle si: Villarreal dhe Sevilla, ndërsa në garë së fundmi është futur edhe Napoli.

Interesimi i napolitanëve është shtuar që nga lëndimi i Diego Demme, i cili e dëmtoi ligamentin e gjurit në një ndeshje parasezonale, dhe i duhet të operohet.

Mediat spanjolle dhe “Sky Sports UK”, sugjerojnë se e ardhmja e Shaqirit do të vendoset gjatë kësaj jave.

Sulmuesi nga Gjilani ka kontratë me Liverpoolin deri në qershorin e vitit 2022, derisa vlera e tij në treg nga “Transfermarket” kap shumën 12 milion euro.