Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid 19

Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid 19

Klubi i Liverpool, ka njoftuar se mesfushori i tyre, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv ne Covid 19, duke iu referuar federatës zvicerane të futbollit, të cilët e kanë dhënë këtë lajm.

“Xherdan Shaqiri ka dalë pozitiv për COVID-19, ka njoftuar Federata Zvicerane e Futbollit”, thuhet fillimisht në lajmin e Liverpool, transmeton Insajderi.

“Numri 23 i Liverpool udhëtoi në grumbullimin me kombëtaren e Zvicrës të hënën përpara ndeshjeve të ardhshme të Zvicrës me Kroacinë, Spanjën dhe Gjermaninë. Një deklaratë nga Federata Zvicerane e Futbollit e lëshuar të Martën shkruan se “Xherdan Shaqiri ka dalë pozitiv për Covid-19. Në konsultim me autoritetet shëndetësore, ai është në izolim.”, përfunduan shkrimin e tij FC Liverpool.

Me Shaqirin, ky bëhet rasti i tretë me Covid 19 brenda ekipit të Liverpool, pas Alcantara dhe Mane./Insajderi.com.