Xhesika Berberi konfirmon lidhjen, partneri i bën surprizën përrallore për Shën Valentin

Xhesika Berberi konfirmon lidhjen, partneri i bën surprizën përrallore për Shën Valentin

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi tregohet shumë e rezervuar rreth jetës private, megjithatë është përfolur shpesh për një lidhje të mundshme.

Sot në ditën e të dashuruarve, Xhesika ka konfirmuar lajmet teksa ka zbuluar surprizën romantike, përrallore që I ka bërë partneri.

Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto nga një moment shumë I bukur romantik.

I gjithë ambienti është zbukuruar nga petale trëndafili, buqeta të mëdha lulesh, qese dhuratash, qirinj dhe shampanjë.

Nuk dihet se kush është mashkulli që I ka rrëmbyer zemrën modeles por për diçka u siguruam: Qenka kaq shumë romantik!