Xhirimi i serialit korean ‘Squid Game’ ishte aq i vështirë, sa regjisori humbi 6 dhëmbë

Xhirimi i serialit korean ‘Squid Game’ ishte aq i vështirë, sa regjisori humbi 6 dhëmbë

Për Hwang Dong-hyuk, krijuesin dhe regjisorin e “Squid Game”, njeriun që kohë më parë ishte trokë dhe e kalonte kohën duke shkruar skenarin e serialit nëpër kafene, xhirimi i “Squid Game” nuk ishte i lehtë.

Krijuesi i fenomenit Netflix ka shpjeguar se si stresi i xhirimit të serialit u shfaq në një mënyrë shumë fizike, duke rezultuar që ai të humb gjashtë dhëmbë gjatë punës në xhirime.

“Në anën time të majtë, unë ende nuk kam dy molarë. Më duhet të bëj implant, por nuk kam pasur kohë”, tha ai në një intervistë me Shkollën e Filmit CNN këtë javë.

Për Hwang, “Squid Game” pasqyron “shoqërinë konkurruese” në të cilën jetojmë sot. Megjithatë ai nuk e përjashton plotësisht idenë për një sezon të dytë.

Hwang Dong-hyuk

“Kjo është një histori për humbësit,” tha ai – për ata që luftojnë sfidat e jetës së përditshme dhe lihen pas, ndërsa “fituesit ngrihen lart”.

Regjisori shtoi gjithashtu se dy nga personazhet kryesorë, Seong Gi-hun dhe Cho Sang-woo, të cilët janë emëruar në nder të miqve të tij të vjetër, përfaqësojnë “klonet e tij të brendshme”.

“Ata përfaqësojnë dy anët e mia. Ashtu si Gi-hun, unë jam rritur nga një nënë beqare në një mjedis të trazuar financiarisht në Ssangmun-don. Në të njëjtën kohë, si Sang-woo, unë shkova në Universitetin Kombëtar të Seulit dhe e gjithë lagja më lavdëroi dhe kishte pritshmëri të larta nga unë”, ka deklaruar ai.

Hwang Dong-hyuk dhe aktorët

“Squid Game” i prodhuar nga Koreja e Jugut, është aktualisht seriali më i shikuar i momentit në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Seriali është në vendin e parë në 90 vende dhe do të jetë me shumë gjasë prodhimi më i njohur i Netflix.

Aktorët e “Sqiud Game”

Seriali  ka të bëjë me një shfaqje të trilluar të lojërave vdekjeprurëse, në të cilën personazhet e goditur nga varfëria konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për të fituar një çmim parash prej 27 milionë funtesh.

Seriali u publikua më 17 shtator dhe mori një përgjigje dërrmuese në të gjithë botën, por ai u kritikua nga shikuesit për ‘skenat e dhunshme’ në të./Insajderi.com