Xhudisti japonez sjellë medalje të artë për Kosovën, duke e mposhtur serbin

Xhudisti japonez sjellë medalje të artë për Kosovën, duke e mposhtur serbin

Japonezi, Nakamura, jo shumë kohë më parë ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare dhe në paraqitjen e parë, fitoi medaljen artë dhe atë në paraqitjen e parë për Kosovën, duke mposhtur dy garues nga Serbia, një në gjysmëfinalen dhe një në finale – në Kupën Evropiane të xhudos që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Ai në finale të kategorisë deri në 73 kg, të shtunën pasdite, mposhti xhudistin serb Aleksandar Rajiçiq me “ippon”. Deri në finale, ai fitoi edhe tri luftëra të tjera.

Ndërkohë, Flaka Loxha ka humbur finalen e saj në Dubrovnik. Ajo u mposht nga italiania Veronica Toniolo me një “waza-ari” pas katër minutash luftë.

Deri në finale të kategorisë deri në 57 kg, Loxha kishte fituar dy lufta.

Më herët gjatë ditës, Laura Faziu fitoi medaljen e artë./Insajderi.com.