Rezultatet financiare tregojnë rënien e dukshme në Kinë por kompania ka rritur fokusin në tregje si India dhe Evropa ku është përhapur në mënyrë agresive. Prod" />

Xiaomi fitim rekord, sytë drejt ekspansionit global

Xiaomi fitim rekord, sytë drejt ekspansionit global

Rezultatet financiare tregojnë rënien e dukshme në Kinë por kompania ka rritur fokusin në tregje si India dhe Evropa ku është përhapur në mënyrë agresive.

Prodhuesi Kinez i smartfonëve Xiaomi tha ditën e Enjte se fitimi i tre mujorit të katërt të vitit të kaluar u trefishua në 275.9 milionë dollarë falë të ardhura të fuqishme.

Analistët kishin parashikuar 268 milionë dollarë fitim.

Të ardhurat u rritën me 27% në 6.5 miliardë dollarë, më pak sesa kishin parashikuar analistët prej 7 miliardë dollarësh.

Për vitin kalendarik Xiaomi solli 26 miliardë dollarë të ardhura dhe 1.35 miliardë dollarë fitim. Rezultatet financiare tregojnë rënien e dukshme në Kinë por kompania ka rritur fokusin në tregje si India dhe Evropa ku është përhapur në mënyrë agresive.

Pasi hyri në kontinent në 2018-ën, kompania sot është prodhuesi i katërt në rajon. Në Shkurt kompania prezantoi flagshipin e ri Mi 9 i cili kushton 450 dollarë.

Shitjet nga smartfonët përbënin 65.1% të shitjeve total të kompanisë. Të ardhurat nga harduerët përbënin 25.1% ndërsa nga shërbime në internet 9.1%.