Yjet biseksual – Edhe Rita Ora në mesin e tyre

Yjet biseksual – Edhe Rita Ora në mesin e tyre

Biseksualiteti është tërheqje fizike, seksuale, emocionale dhe shpirtërore për njerëzit e të njëjtit seks.

Natyrisht, biseksualët janë gjithashtu në mesin e yjeve, dhe përveç atyre që mund të njihni, si Kristen Stewart, Amber Heard dhe Megan Fox, ka disa për të cilët ndoshta nuk keni dëgjuar, transmeton KosovaPress.

Drew Barrymore

Aktorja tregoi se është biseksuale në një intervistë në vitin 2003.

“A i dua femrat seksualisht? Po, i dua. Krejtësisht. Gjithmonë e kam konsideruar veten biseksuale … Më pëlqen trupi i një gruaje. Unë mendoj se dy gra janë të bukura së bashku, ashtu si një burrë dhe një grua. Kur je me një grua, është sikur të eksplorosh trupin tënd, por përmes dikujt tjetër”.

Megan Fox

Bukuroshja në vitin 2011 kishte dhënë një deklaratë për revistën ‘Esquire’.

“Unë mendoj se njerëzit lindin biseksualë dhe sjellin zgjedhje të pandërgjegjshme të bazuara në presione sociale. Nuk dyshoj aspak në biseksualitetin tim”.

Rita Ora

Këngëtarja zbuloi orientimin e saj seksual kur spoti i saj për këngën ‘Girls’ mori kritika për shfaqjen e biseksualëve.

Ajo shkroi në Twitter:

“ “Girls” është shkruar për të paraqitur të vërtetën time dhe ky është një tregim i saktë dhe i ndershëm i përvojës sime. Kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat gjatë gjithë jetës time, dhe kjo është rruga ime personale”.

Cynthia Nixon

Ish-ylli i serisë ‘Sex and the City’ në vitin 2012 foli për biseksualitetin e saj për The Daily Beast.

“Sa i përket orientimit seksual, historia nuk ka ndryshuar … Unë kam qenë me burra gjatë gjithë jetës time dhe kurrë nuk kam rënë në dashuri me një grua. Por kur e bëra, nuk më dukej si diçka. Jam vetëm një grua e dashuruar me një grua tjetër”.

Billie Joe Armstrong

Anëtari i grupit ‘Green Day’ në vitin 1990 u martua me një grua dhe në një intervistë në vitin 1995 tregoi se gjithmonë ka qenë biseksual.

“Kjo është diçka për të cilën kam qenë gjithmonë i interesuar. Mendoj se të gjithë në një mënyrë imagjinojnë për të njëjtin seks. Mendoj se njerëzit janë biseksualë, por prindërit tanë dhe shoqëria po përpiqen të mendojnë se kjo është e pamundur. Ata thonë se është tabu. Na është ngulitur në tru se është gjë e keqe. Por, kjo është diçka shumë e bukur”.