Ylli i Chelsea kërkon pagë marramendëse për të mos u larguar nga skuadra

Ylli i Chelsea kërkon pagë marramendëse për të mos u larguar nga skuadra

Portieri i Chelsea, Thibault Courtois, ka kërkuar rritje masive të pagës për të vazhduar qëndrimin në Chelsea.

Portieri 25-vjeçar është duke u përcjell nga Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint-Germain dhe është i gatshëm të nisë bisedime me këto skuadra nëse Chelsea nuk ia plotëson kërkesën për pagë, shkruan mediumi belg HLN, përcjell Express.

Belgu dëshiron 230.000 euro në javë – që do ta bënte atë ndër portierët më të paguar në Premier Ligë, si David de Dean e Manchester United.