Ylli i Atletiko Madridit përfundon në Kinë

Ylli i Atletiko Madridit përfundon në Kinë

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Jackson Martinez ka kaluar në Kinë tek Guangzhou Evergrande pasi klubi kinez pagoi 45 milionë euro për kolumbianin, njofton ‘Marca’, raporton Insajderi.

Martinez kaloi gjatë afatit kalimtar të verës në Madrid nga skuadra portugeze Porto, por nuk arriti të bindte drejtuesit e Atletikos.

Kina ka qenë një nga vendet që ka shpenzuar shumë në këtë treg të transferimeve, duke marrë lojtar të rëndësishëm nga kampionatet evropiane.