Ylli i muzikës del në pension

Ylli i muzikës del në pension

Kantautori i muzikës country Kris Kristofferson është pensionuar zyrtarisht, njofton Insajderi.

Muzikanti 84-vjeçar u tërhoq në heshtje nga një karrierë dekada të gjatë në muzikë në vitin 2020.

Largimi zyrtar i Kristofferson nga muzika u përmend me hollësi në njoftimin e ndarë me Fox News i cili thotë: “Kantautori dhe aktori legjendar doli zyrtarisht në pension në vitin 2020, duke lënë djalin e tij John Kristofferson të drejtojë bizneset e familjes”.

Morris Higham Management është caktuar të marrë përsipër përfaqësimin e pasurisë së tij ndërsa djali i artistit, John Kristofferson, tani po mbikëqyr biznesin e familjes, thuhet në njoftim.

Përveç shkrimit dhe interpretimit të hiteve, Kristofferson arriti statusin e simbolit seksi në vitet 1970 dhe në 1971 kur filloi një karrierë anësore si aktor.

Në vitin 1977, ai fitoi një çmim Golden Globe për rolin e tij në “A Star is Born”. /Insajderi.com