Ylli i NBA luan me fanellën numër 24 dhe realizon 24 pikë, fitojnë Milwaukee e Toronto [Video]

Ylli i NBA luan me fanellën numër 24 dhe realizon 24 pikë, fitojnë Milwaukee e Toronto [Video]

Me përjashtim të ndeshjes Lakers – Clippers, e shtyrë për shkak të vdekjes së legjendës Kobe Bryant, të gjitha takimet e tjera në NBA janë luajtur sot normalisht.

Skuadra e Milwaukee Bucks, krysuese e renditjes në Konferencën e Lindjes, fitoi 151-131 ndaj Washington Wizards, në një ndeshje spektakolare.

Ndeshje e mirë e Middleton, që realizoi 51 pikë, ndërsa Bledsoe e mbylli me 36 pikë e 10 kërcime. Mirë u paraqit edhe Beal për miqtë, me 47 pikë, por që mbetën për statistikë.

Skuadra e Philadelphias fitoi 115-104 ndaj Golden State, sfidë e dominjar nga vendasit. Në këtë takim, ylli i NBA-së, Joel Embiid luajti me fanellën nr. 24 në nder të Kobe Bryant, duke realizuar edhe 24 pikë, më i miri në fushë.

Fitore shënoi edhe ekipi kampion i Toronto Raptors, që mundi 130-114 Atlanta Hawks, sfidë ku diferencën për kanadezët e bënë Siakam e Ibaka, me nga 24 pikë secili.

Befasi humbja e Denver Nuggets, që u mund 104-96 nga Memphis Grizzlies (Brooks 24 pikë), duke humbur disi kontakt me kreun në Perëndim.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 97-92

Philadelphia – Golden State, 115-104

Cleveland – New Orleans, 111-125

Toronto – Atlanta, 130-114

Memphis – Denver, 104-96

Miami – Boston, 101-109

Milwaukee – Washington, 151-131

Dallas – Phoenix, 104-133

Lakers – Clippers, e shtyrë