Ylli i Salzburgut në radar të Arsenalit

Ylli i Salzburgut në radar të Arsenalit

Mesfushori i Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai, është lojtari i radhës që Arsenal ka treguar interesim për të, shkruan The Express, njofton Insajderi.

Revolveristët e shohin 20 vjeçarin si zëvendësuesin potencial të Mesut Ozil, i cili pritet të largohet nga Arsenali verën e ardhshme.

Gjithsesi, Houssem Aouar i Lyon-it mbetet targeti kryesor.

Por, Szoboszlai, është i radhës në listën e Mikel Artetas, për ta shtuar kreativitetin në mesfushë./Insajderi.com