Ylli i TikTok-ut zbulon se iu desh ndihmë profesionale

Ylli i TikTok-ut zbulon se iu desh ndihmë profesionale

Pas katapultimit të saj në famë ndërkombëtare këtë vit, ylli i TikTok, Charli D’Amelio ka qenë subjekt i ngacmimeve online. Aq shumë sa që asaj iu desh të kërkonte ndihmë profesionale, shkruan BuzzFeed, transmeton Insajderi.

Vetëm 16 vejcare, ajo është përballur me tallje që sulmonin fizikun e saj e deri tek kërcënimet me vdekje. Në fakt, këto nisëne dhe para se ajo të bëhej e famshme.

“Përjetova sulme paniku kur isha në klasën e tretë. Kjo më ndikoi shumë deri para tri javësh. Aq keq e përjetova sa as nuk doja të flisja në lidhje me të”, tha ylli gjatë një bisede me Avani Gregg në shfaqjen e saj.

Charli tha se përballej me ankthin duke mbajtur brenda ndjenjat e saj derisa kishte një krizë.

“Mbaja gjithçka brenda deri sa në pikën e thyerjes ku qaja për tri ditë rresht, sa që nuk isha më vetja. Jam një person emotiv që nuk funksionon si duhet”, thotë ajo ndër tjerash.

Kur ajo provoi terapinë për herë të parë, nuk i pëlqeu eksperienca dhe nuk shkoi më. Për fatin e saj të mirë, ajo e provoi sërish para një muaji dhe rezultoi në një ndryshim të madh për të.

“Arsyeja e vetme pse ka ndryshuar gjithçka për mua është se më nuk jam e mbyllur dhe po them të gjitha gjërat që kam dashur t’i them që kur isha shtatë vjeçare”, tha Charli.

Charli më pas këshillon të gjithë që të flasin edhe nëse mendojnë se gjithçka po shkon mirë. Nuk duhet akumuluar asnjëherë ndjenjat brenda vetes. /Insajderi.com