Ylli i WNBA martohet me burrin për të cilin la karrierën për ta liruar nga burgu

Moore është një nga basketbollistet më të suksesshme në WNBA. Ajo ka fituar katër herë titullin kampion me ekipin e saj, ndërsa ishte shpallur Lojtarja më e Mirë në Ligë në vitin 2014.

Ylli i WNBA martohet me burrin për të cilin la karrierën për ta liruar nga burgu

Basketbollistja e famshme amerikane që luante për Minnesota Lynx në NBA për gra, Maya Moore, është martuar me burrin që ndihmoi të lirohej nga burgu, pasi ishte dënuar gabimisht dekada më parë, njofton Insajderi.

Jonathan Irons ishte liruar në korrik pas 23 vjetësh në burg. Dënimi i tij u rrëzua në mars, shkruan BBC.

Moore kishte pauzuar karrierën e saj në WNBA në vitin 2019 për t’u marrë me lirimin e tashmë burrit të saj.

“Jemi martuar disa muaj më parë dhe jemi të lumtur të vazhdojmë me kapitullin e ri në jetën tonë”, ka thënë Moore për emisionin Good Morning America.

Moore është një nga basketbollistet më të suksesshme në WNBA. Ajo ka fituar katër herë titullin kampion me ekipin e saj, ndërsa ishte shpallur Lojtarja më e Mirë në Ligë në vitin 2014.

Ajo gjithashtu ka fituar dy herë Kupën e Botës me SHBA-në dhe dy herë medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Por, ajo hoqi dorë nga e gjithë kjo karrierë për të liruar personin që e kishte njohur 12 vjet më parë e i cili po kryente dënimin prej 50 vjetësh heqje lirie./Insajderi.com