Ymeri: ‘Fillimi i Ri’ i PDK-së me avazin e vjetër

Ymeri: ‘Fillimi i Ri’ i PDK-së me avazin e vjetër

Në tubimin elektoral në Deçan, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se pas një jave do të jetë dita e Vetëvendosjes.

Ymeri ka folur edhe për “Fillimin e Ri” të PDK-së që sipas tij nuk është asgje tjetër nga ajo çfarë ka bërë viteve të fundit.

“Nuk ka kurrfarë fillimi të ri, mbase janë disa emra të ri që do të vazhdojnë avazin e vjetër. Një Kosovë e re do të jetë një Kosovë e cila e zhvillon ekonominë e vet, një Kosovë që përfundimisht ia mbyll derën Serbisë, dhe jo një Kosovë që deporton aktivistë nga Shqipëria”, tha Ymeri.

Ymeri më tutje u zotua se Kosova do ta ketë ushtrinë e vet.

“Ne jemi të vendosur që ta themelojmë këtë ushtri. Themelimi i ushtrisë do të thotë t’i vendosim ndjenjat tona historike në shërbim të paqes në botë. Ne e shohim pavarësinë kur edhe ne i kontribuojmë NATO-s dhe jo kur iu kërkojmë lëmoshë”, ka thënë Ymeri./Insajderi.com