Ymeri “fitoren” e sotme ia atribuon edhe listës serbe

Ymeri “fitoren” e sotme ia atribuon edhe listës serbe

Pas shtyrjes së votimit të ligjit për Demarkacion lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në konferencën për media e ka pranuar se Lista Serbe e ndali Demarkacionin.

Ymeri tha se kundërshtimi i tyre që do të vazhdojnë edhe më teje.

“Kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës për dy arsye: E para është sepse nuk ju cenua territori dhe rezistenca e tyre e ndali votimin. Dhe humbje e treshes kriminale në tentimin për cungimin e territorin e Kosovës”, tha Ymeri.

Ymeri tha se Presidenti Thaçi ka deklaruar moti se do kryhet demarkacioni, pas tërheqjes së kësaj marrëveshje nga pika e rendit të ditës së Kuvendit Ymeri ka “ku është presidenti sot që kërcënonte atëherë”.

Sipas Ymerit nga zhvillimet e sotme u dëshmua se Serbia ka ende pushtet në Kosovë.

“Dialogu me Serbisë që është udhëhequr me Thaçin dhe Mustafën nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm e ka faktorizuar Listën Serbe brenda Kosovës ndërsa Serbinë e ka afruar me Bashkimin Europian” , ka thënë Ymeri. /Insajderi.com