Ymeri flet për taksën ndaj Serbisë, tregon qëndrimin e PSD-së

Ymeri flet për taksën ndaj Serbisë, tregon qëndrimin e PSD-së

Nënkryetari PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë që e përkrah taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë, pasi sipas tij Kosova në këtë mënyrë është në një pozicion më të mirë ndaj Serbisë.

“Nuk do të vijë asnjëherë ai moment që interesat e Listës Serbe do të jenë në përputhje me ne”.

“Vendosja e taksës është në interes për ne  – së pari për arsye politike që është dashur moti t’ia bëjmë Serbisë në mënyrë që të disiplinohet Serbia karshi nesh dhe e dyta është efekti ekonomik me ç’rast i jepet hapësirë prodhimeve vendore të cilat nuk mund të vinin në shprehje për shkak të mallrave të Serbisë”.

“Unë e mbështes plotësisht këtë taksë sepse mendoj që Kosova kështu e ndërton një pozicionim dinjitoz karshi Serbisë”, ka thënë Ymeri në emisionin Zona B në Klan Kosova.

Sipas Ymerit, inistimi i Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë nuk është arsye pse duhet të rrëzohet qeveria.

“Insistimi i Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë është motiv i gabuar pasi nuk duhet të bëhet nga ata. Ka arsye pse duhet të rrëzohet qeveria po nuk janë ato të Listës Serbe, pra partitë politike duhet ta kenë konceptin e vet politik të pavarur nga Beogradi”.