Ymeri i PSD-së: Me këtë parti s’bëjmë koalicion

Ymeri i PSD-së: Me këtë parti s’bëjmë koalicion

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur për raportet e partisë së tij me subjektet e tjera politike në vend.

I pyetur se a mund të ndodhë lidhja e një koalicioni mes PSD-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Ymeri është përgjigjur negativisht.

“Me PDK-në s’bëjmë koalicion”, është shprehur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, në T7.

“Konsiderojmë se me gjerësinë e kapjes së shtetit, që e ka dizajnuar vetë, është dëmi më i madh që po i ndodh Republikës”, ka deklaruar Ymeri.

PDK duhet të shkojë në opozitë sa më parë, ka theksuar Ymeri.

“Pastaj mund të flasim për një demokraci të mirëfilltë”, është shprehur ai.