Ymeri: LDK-ja përsëri i doli në ndihmë pushtetit

Ymeri: LDK-ja përsëri i doli në ndihmë pushtetit

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që sipas tij ia mundësoi qeverisë kuorumin në seancën për ekipin e dialogut.

Në fakt ishte deputetja e kësaj partite, Teuta Rugova që shkoi në Kuvend duke bërë kuorumin prej 61 deputetëve në seancë.

Ymeri ka thënë se LDK-ja e ka ndihmuar pushtetin në tri raste, shkruan Insajderi.

“Mos harrojmë që kanë qenë tri raste kur LDK i aka ndimuar qeverisë votat proceset e ndryshme. Nuk e di a ka ardhe Teuta Rugova me pajtim të LDK’së por po them se LDK ka nidhmuar nismën e kësaj seancë”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymerit thirrja e seancës së sotme, është ndihmë ndaj Thaçit për të diskutuar për korrigjimin e kufijve. /Insajderi.com