Ymeri: Prodhuesit vendorë kanë nevojë për mbështetjen e shtetit

Ymeri: Prodhuesit vendorë kanë nevojë për mbështetjen e shtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë vizituar të mërkurën tregun mobil në kryeqytet.

Me ketë rast, Ymeri ka thënë se prodhuesit vendor kanë nevojë për treg.

“Prodhuesit vendor kanë nevojë për treg, qytetarët kanë nevojë për prodhime të freskëta, dhe bujqit kanë nevojë për mbështetje nga shteti. Të gjitha këto do të bëhen me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje,” ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com