Ymeri pyet Mustafën: Çka do të thotë heqja e reciprocitetit

Ymeri pyet Mustafën: Çka do të thotë heqja e reciprocitetit

Visar Ymeri nga PSD-ja i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafës që sot tha se nëse e krijojnë qeverinë e re do të heqin reciprocitetin.

Ymeri e ka pyetur Mustafën përmes një shkrimi në Twitter se cka sipas tij do të thotë heqja e reciprocitetit.

“Nuk po e kuptoj se çka do të thotë ‘të hiqet reciprociteti’?

Të anulohet vendimi “Që çertifikatat fitosanitare dhe ato veterinare të mallit të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”?

Pra, të urdhërohet mos zbatimi i Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi?”, ka shkruar Ymeri.