Yoko Ono var banerë në Met Museum për të dërguar mesazhe shprese

Yoko Ono var banerë në Met Museum për të dërguar mesazhe shprese

Punimet artistike të reja nga Yoko Ono janë ekspozuar në Museun Metropolitan të Artit në Neë York si mesazhe shprese për njerëzit e këtij vendi, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Kur vizitorët të kthehen në muze javën e ardhshme pas muajve që ka qëndruar e mbyllur, ata do të mirëpriten nga banerë të mëdhenjë, në njërin prej të cilëve shkruan “DREAM” dhe tjetri “TOGETHER”, që janë mesazhe nga Ono që i adresohen nevojës për lidhje dhe afërsi që ndjenin njerëzit gjatë izolimit.

“Kjo ekspozitë është sinjal i jetës që kthehet në New York dhe MET”, thotë drejtori Daniel Weiss.

Vepra e Ono’s “Dream Together” është varur në hapsirën që zakonisht reklamon ekspozitat e ardhshme dhe përmban skulptura nga artistët Wangechi Mutu, si pjesë e iniciativës së MET për të sjellur art bashkohorë në galeri dhe hapsira publike./Insajderi.com