Z -Mobile: Devolli nuk dëshiron që punëtorët e Telekomit të mbesin pa punë

Z -Mobile: Devolli nuk dëshiron që punëtorët e Telekomit të mbesin pa punë

Kompania Z Mobile dhe PTK janë duke zhvilluar bisedime për të gjetur një zgjidhje pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

“Konfirmojmë se bisedimet janë në rrugë të mirë, por ende nuk janë finalizuar. Nga Telekomi i Kosovës kanë pranuar lëshimet në procesin e përmbushjes së obligimeve të kontratës me Z Mobile dhe janë zotuar në respektimin e saj të plotë tash e tutje, me qëllim të afarizmit dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet dy kompanive, gjithnjë duke pasur në mendje konsumatorët dhe të punësuarit në to”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga Z Mobile.

“Themeluesi i kompanisë, z. Blerim Devolli, ka ndërmarrë personalisht iniciativën përgjetjen e zgjidhjes , në mënyrë që të mos rrezikohen vendet e punës së punëtorëve të Z Mobiles dhe Telekomit të Kosovës ,në mënyrë që keto ndërmarrje të vazhdojnë punën”, thuhet tutje në komunikatë.

“Z Mobile mbetet pranë qëndrimit se vendimi për t’iu drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm për shkak se aty janë llogaritur humbjet e Z Mobile nga mospërmbushja e kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës”.