Zaev paralajmëron ‘Aksionin 2021 për Standardet Evropiane’

Zaev paralajmëron ‘Aksionin 2021 për Standardet Evropiane’

“Reforma e paralajmëruar në arsim nuk do të prolongohet dhe duhet të fillojë sa më shpejtë në konsultim me palët e tanguara”.

Këtë e ka thënë kryeministri Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën e sotme “Aksioni 2021 për standarde evropiane”.

Regjistrimi i popullsisë, sipas kryeministrit, do të kushtojë 8.5 milionë euro që është për 5 milionë euro më pak se regjistrimi i dështuar më 2011.

Në kuadër të Agjendës e cila përmban 10 prioritetet, Zaev paralajmëroi pastrim të gjyqësorit dhe luftë kundër korrupsionit.

“Do të revidohet puna e çdo gjykatësit dhe prokurorit veçmas, sipas reformave të propozuara nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik”, tha Zaev.