Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pret që imunizimi masiv në këtë vend të fillojë këtë muaj ose në fillim të " />

Zaev pret që imunizimi masiv të fillojë kah fundi i këtij muaj

Zaev pret që imunizimi masiv të fillojë kah fundi i këtij muaj

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pret që imunizimi masiv në këtë vend të fillojë këtë muaj ose në fillim të muajit të ardhshëm. Në fund të këtij muaji, siç deklaroi ai sot, sasitë e para priten përmes sistemit Kovaks, ndërsa javën tjetër dozat e dyta të vaksinës ruse “Sputnik V” me të cilën vaksinohen punonjësit shëndetësorë.

Ministri kinez i Mbrojtjes duhet të mbërrijë në vendin fqinj më datë 30-të të këtij muaji, i cili ndoshta do të japë informacion më të saktë se kur vijnë vaksinat kineze,përcjell Insajderi.“Ajo që dimë nga të gjitha informacionet është se në fund të marsit ne presim sasitë e para nga sistemi Kovaks. Ministri kinez i Mbrojtjes po vjen më datë 30 dhe ne besojmë se ai do të sjellë informacion më të saktë kur të vijnë vaksinat kineze. Mendoj se dozat e dyta të “Sputnik” që shfrytëzohen për punëtorët shëndetësorë do të arrijnë në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Zaev.

Përveç qendrave shëndetësore dhe institucioneve shëndetësore ku mund të bëhet imunizimi, po përgatiten edhe ambiente shtesë në mënyrë që të zbatohet më shpejt imunizimi masiv i popullatës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaev tha se ai pret solidaritet për vaksinat, kryesisht nga Bashkimi Evropian, transmeton Insajderi.

“E di që komisionari Varhej po bën përpjekjet maksimale, e di që para të përcaktuara janë depozituar në llogarinë me të cilën duhet të paguajmë. Këto janë donacione, para evropiane. Nuk i di detajet, ministrat përkatës do t’i kumtojnë, por unë e di që ata po bëjnë gjithçka”, tha Zaev.

SHBA-ja, shtoi ai, mund të ndajnë 2.000 vaksina në ditë ose 20.000 nga 850.000 vaksina, për rajonin që nuk është në BE, e që është kandidat për anëtarësim. Serbia gjithashtu u përball me pozicionet e saj – NATO neutrale, bëri hapa më herët. Të gjithë hodhëm hapa më vonë dhe sot jemi në të njëjtën situatë.

Por SHBA-ja dhe vendet anëtare të BE-së janë gjithashtu në një situatë të komplikuar dhe të ndërlikuar. Edhe atje atmosfera është e njëjtë gjatë procesit të vaksinimit, nënvizoi Zaev. /Insajderi.com