Hetimi do t’i zbulojë detajet për arratisjen e Gruevskit, por mbetet pyetja si katër vende, miq tanë, e lejuan këtë, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetj" />

Zaev: Si e lejuan arratisjen e Gruevskit katër shtetet që Maqedonia i konsideron mike të vetat

Zaev: Si e lejuan arratisjen e Gruevskit katër shtetet që Maqedonia i konsideron mike të vetat

Hetimi do t’i zbulojë detajet për arratisjen e Gruevskit, por mbetet pyetja si katër vende, miq tanë, e lejuan këtë, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës punuese në Strumicë.

Zaevi pret që opinioni shumë shpejt të informohet se çfarë saktësisht ka ndodhur në Maqedoni rreth arratisjes së ish-kryeministrit.

“Jam informuar nga MPB dhe e di deri më tani kur kanë mbërritur punët dhe besoj se shumë shpejt opinionit do t’i bëhen të ditura detajet për atë se çfarë ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë, sepse e dimë çfarë ka ndodhur në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe në Hungari. Mbetet pyetja se si miqtë tanë, katër vende, e kanë lejuar këtë dhe gjithsesi mbetet pyetja se si tri vende anëtare të NATO-s, duke demonstruar sundim të së drejtës, e them këtë nën thonjëza, në kohën kur shoqëria e Maqedonisë, Parlamenti i Maqedonisë seriozisht është fokusuar për shkak të frymëzimit të madh me të drejtë për të qenë anëtare e BE-së dhe e NATO-s, pikërisht kjo ndodh. Por, për këtë arsye janë hetimet, për këtë arsye janë informacionet të cilat do të ndahen me opinionin”, theksoi Zaev.

Të gjithë e pamë, shtoi ai, ndërsa edhe konfirmuan se me automjete diplomatike të Hungarisë dhe i shoqëruar nga diplomatë hungarezë, Gruevski ka mbërritur në Budapest.

Zaevit i vjen keq që MPB-ja nuk mund të dalë me informacion të hollësishëm. Tha edhe se e respekton atë që Prokuroria Publike është në hetim serioz dhe derisa zgjat hetimi, përsëriti, nuk mund t’i bëjnë të ditur të gjitha detajet.

Kryeministri ka përgënjeshtruar se ka komunikuar me Nikolla Gruevskin drejtpërdrejt para se ta lëshojë shtetin, duke shtuar se këtë informacion mediumet tashmë e kanë pasur.

“Punë e përsosur, do të dalë se bashkërisht atë e kemi dakorduar. Që kur jam kryeministër, një vit e gjysmë, me z. Gruevski nuk kam kurrfarë kontaktesh. Kontaktet e fundit ishin në Parlamentin e robëruar, të bllokuar në atë diskutim të pafund para se të ndodhin ngjarjet e padëshiruara të 27 prillit. Ishte atje, në Parlament, kur biseduam që ta zhbllokojmë procesin, se është e qartë se shumicë ekziston dhe të mos e mundojmë Maqedoninë dhe institucionet e Maqedonisë. Atëherë ishin bisedimet e fundit”, u përgjigj Zaevi në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës punuese të sotme në Strumicë.