fbpx

Zaevi i bënë konak Haradinajt – flasin për fqinjësi të mirë

Zaevi i bënë konak Haradinajt – flasin për fqinjësi të mirë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sonte një takim me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita ka bërë të ditur se këtë takim ai e ka zhvilluar me ftesë të Zaevit në shtëpinë e tij.

Haradinaj ka shkruar se ka qenë një bashkëbisedim miqësor, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë.

“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj /Insajderi.com