Koordinatori

Zafir Berisha fillon punën kundër krimeve kibernetike

Zafir Berisha fillon punën kundër krimeve kibernetike

Zëvendësministri Zafir Berisha i Ministrisë së Punëve të Brendshme takoi Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Në këtë takim janë diskutuar të arriturat dhe sfidat, njofton Insajderi.

Është diskutuar për Strategjinë Kundër Krimit Kibernetik, konkretisht për dinamikën e planit të veprimit të kësaj strategjie, si dhe për hapat që po ndiqen në hartimin e projektligjit për siguri kibernetike.

Fushata e ndërgjegjësimit kundër krimeve kibernetike ishte çështje e trajtimit.

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje të UNDP-së, gjatë këtij muaji do të fillon zyrtarisht fushatën: “Kujdes në internet”.

Fushata do të fillojë më 7 tetor, në të cilën do të organizohen disa aktivitete me qëllim të ndikimit dhe të njohjes së përparësive dhe rreziqeve që vijnë nga interneti.

Po ashtu do të publikohen edhe disa produkte mediale në funksion të fushatës. /Insajderi.com