Zafir Berisha flet për pozitën e re si Koordinator i sulmeve kibernetike

Zafir Berisha flet për pozitën e re si Koordinator i sulmeve kibernetike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, është deklaruar rreth pozitës së tij të re si Koordinator Nacional për sulme kibernetike, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, zv.ministri Berisha ka thënë se ngritja e përgjegjësisë në strukturat e sigurisë së Kosovës lidhur me parandalimin dhe luftimin e sulmeve kibernetike duhet të jetë prioritet.

Berisha tutje tha se avancimi i strategjisë për mbrojtje kibernetike nga incidentet, sulmet, krimet dhe terrorizmi në këtë fushë, është jetike për sigurinë e vendit.

“Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kompjuterike dhe internetit, si në çdo vend të botës edhe në Kosovë ka rritur reziku nga sulmet kibernetike, prandaj avancimin e strategjisë për mbrojtje kibernetike nga incidentet, sulmet, krimet dhe terorizmi në këtë fushë është shumë jetike për sigurinë e Kosovës!”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com