Zaharova: Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të jetë në interes të popullit serb

“Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për zgjidhje të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe konsideron se zgjidhja duhet të jetë në interes të popullit serb dhe ligjeve të Serbisë”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Zaharova: Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të jetë në interes të popullit serb

Në konferencë të rregullt për gazetarë ajo kështu e ka komentuar deklaratën e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq se kufizimi është pozicioni zyrtar i Serbisë, dhe është përgjigjur në pyetje se a do ta përkrahë Moska këtë parim dhe ta ndryshojë qasjen e saj ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Pozicion ynë nuk ndryshon”, ka pretenduar Zaharova.

Sipas saj, qëndrimi i Moskës është parimor dhe logjik.

“Si do të zgjidhet kjo çështje, këtu para se gjithash do të shikohet interesi i popullit serb dhe duhet të bazohet në ligjet e Serbisë”, ka thënë Zahrova, duke shtuar se ky pozicion “jep qasje të qartë për zgjidhje”.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është plani B por plani A, Zaharova ka thënë se deklaratat e tilla janë të palejueshme, dhe i ka bërë thirrje Perëndimit, para se gjithash BE dhe NATO-s, të reagojnë në deklaratat dhe planet të tilla gjeopolitike.

“Menduam se është ndonjë gabim në përkthim, por kemi kontrolluar disa herë”, ka thënë Zaharova./Insajderi.com.