Lidhja Demokratike e Kosovës sot voton për shkarkimin eventual të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese të partisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes formës elektronike ka kërkuar nga strukturat e partisë të votojnë pro apo kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese të partisë.
Arsytimi i LDK-së është rezultat i divergjencave të shumta të Osmanit me strukturat e larta të LDK-së, të cilat shkuan deri në atë formë sa Osmani nuk e kishte votuar Avdullah Hotin për kryeministër, madje nuk e kishte udhëhequr seancën e votimit të Qeverisë.
Zanafilla e problemit është viti 2014, kur ishte arritur një marrëveshje në mes PDK-së dhe LDK-së në të cilën, Isa Mustafa do të bëhej kryeminsitër i Kosovës, Osmani, kishte votuar kundër asaj Qeverie.
Poashtu, në vitin 2016, Vjosa Osmani kishte votuar kundër shpalljes së Hashim Thaçit president – duke shkelur marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK, marrëveshje e kundërshtuar ashpër vazhdimisht nga Osmani.
Pas zgjedhjeve të 6 teorit një përafërim në mes të të Osmanit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit e kishte rritur përplasjen në mes Osmanit dhe strukturave të LDK-së, sidomos në momentin kur Osmani nuk votoi shkarkimin e Qeverisë Kurti e më pastaj edhe e kundërshtoi formimin e Qeverisë Hoti. /Insajderi/