ZA(ni) i Jahjagës

Fondacioni i ish-presidentes, Atifete Jahjaga, lanson revistën “ZA”: “Edicioni i parë sjellë intervista me gra të cilat rrëfejnë për herë të parë historitë e tyre. Në këtë edicion, vijnë rrëfime të dhunës në familje, kapituj të vështirë që personazhet tona arritën t’i mbyllin dhe të shohin jetën tutje. Rrëfimet vazhdojnë me gra që po thyejnë barrierat në profesione që deri dje shoqëria i projektonte vetëm për burrat”.

ZA(ni) i Jahjagës

Fondacioni Jahjaga, i themeluar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lansuar edicionin e parë të revistës të titulluar “ZA”.

“Revista ‘ZA’ sjellë histori të avokuesve për barazi gjinore të cilët kaluan nëpër vështirësi, i dhanë komunitetit shumë nga vetja dhe luftuan për të drejta të barabarta”, thuhet në njoftimin e Fonacionit për media.

“ZA ka kuptim të dyfishtë – në shqip i referohet zërit të grave dhe avokimit të barazisë gjinore, ndërsa në serbisht do të thotë “për” që është dedikim për të gjithë gratë dhe burrat që punojnë vazhdimisht dhe ju bëjnë ballë sfidave të ndryshme për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë”.

Në këtë edicionin të parë, Presidentja e Kosovës (2011-2016), Jahjaga, ju drejtohet me një letër vajzave të Kosovës. Duke dhënë një histori të padëgjuar më herët.

Jahjaga aty flet për fëmijërinë, karrierën në Policinë e Kosovës dhe rrëfimin për rrugëtimin drejt presidencës. Ajo jep detaje nga jeta e saj, para dhe pasi mori Zyrën e Presidentes.

Edhe vetë Jahjaga në Facebook ka shkruar rreth publikimit të revistës.

“Me shumë entuziazëm ju prezantojmë edicionin e parë të revistës ZA”.

Kjo revistë publikohet me mbështetjen e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për “Gra, Paqe dhe Siguri”.

KËTU mund ta lexoni revistën.