
Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, duket se do të “humbasë tërë sezonin”.
Ai ka pësuar një lëndim ku ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë.
Sipas profesorit Christian Fink, i cili dje operoi mesfushorin sulmues të verdh e kuqve, koha për një rikuperim optimal dhe shmangien e rreziqeve do të ishte më e gjatë se gjashtë muaj, që e kërkon një dëmtim të këtij lloji, raporton Gazzetta dello Sport.
Mjeku i njohur austriak rekomandon nëntë muaj riaftësim para se të kthehet në fushat e blerta, për të shmangur telashe të tjera, që do të rrezikonin karrierën e futbollistit italian.
Në rast se Zaniolo do të mungojë për nëntë muaj atëherë do të humbë edhe kampionatin evropian që do të mbahet në vitin 2021. /Insajderi.com