Zaniolo nuk është i gatshëm plotësisht për Romën, mund të humbas edhe kampionatin Europian

Zaniolo nuk është i gatshëm plotësisht për Romën, mund të humbas edhe kampionatin Europian

Për rikthimin e mesfushorit Nicolo Zaniolo, Romës i duhet të presë ende pasi 22 vjeçari akoma nuk është rikuperuar plotësisht dhe me shumë mundësi nuk do të udhëtojë me Italinë në Europianin 2021 qe do të zhvillohet këtë verë, njofton Insajderi.

Sipas “TuttomercatoWeb”, Zaniolo ka udhëtuar drejt Austrisë ku është konsultuar me doktorin e tij, Cristian Finck, i cili e ka këshilluar të mos rikthehet deri në maj në fushën e lojës, pasi gjuri i tij i dëmtuar nuk ka shkuar në nivelin 100% sa gjuri tjetër.

Procesi i shërimit të mesfushorit italian, u pengua dhe nga infektimi me Covid-19 e cila nuk e la 22 vjeçarin të rikuperohej plotësisht.

Zaniolo shpresonte të kthehej në fushë e lojës dhe të ishte gati për kombëtaren italiane, por si duket rikthimi i tij do të bëhet vetëm në dy ndeshjet e fundit të Serisë A. /Insajderi.com