fbpx

Zbardhet vrasja më makabre në historinë e gazetarisë amerikane

Zbardhet vrasja më makabre në historinë e gazetarisë amerikane

Një gazetë lokale e Amerikës  ka fituar çmimin Pulitzer për gazetari pasi zbardhi një rast shumë të rëndë vrasjeje, shkruan Insajderi.

Edhe pse ky është çmimi më prestigjioz në Amerikë që mund të i ofrohet një gazete, gazetarët në Capital Gazette në Maryland nuk festuan për këtë rast.

Ata në qetësi e pranuan çmimin në nderi të pesë kolegëve të tyre të vrarë nga një person i cili shtiu në zyrat e tyre në qershor të vitit të kaluar.

Fitimtarë të këtij çmimi ishin edhe gazeta Reuters, të cilët gjithashtu nuk e festuan këtë fitore.

Arsyeja ishin dy gazetar të Reuters të arrestuar për shkak se raportuan një masakër të myslimanëve Rohingya, të cilët janë popull pa nënshtetësi në jug të Azisë.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo ishin dënuar me shtatë vite burg për shkak se ishin qasur në informacionet sekrete të shtetit, pavarësish thirrjes se kjo ishte shkelje e lirisë së gazetarëve.

Revers kanë thënë se nuk do ta festojnë këtë çmim deri sa kolegët e tyre të lirohen.

Capital Gazette në Annapolis, kishte fituar çmimin Pulitzer për mbulimin dhe guximin për përballjen e një nga sulmeve më vdekjeprurëse tek gazetarët në historinë e Amerikës.

Bordi Pulitzer dha këtë çmim me një shumë prej 100 mijë dollarësh për të çuar më tej të ardhmen e gazetarisë.

Punëtorët John McNamara, Wendi Winters, Rebecca Smith, Gerald Fischman dhe Rob Hiaasen vdiqën në sulmin e verës së kaluar, por pavarësisht asaj, stafi arritën të publikonin lajmin në kohë.

Ky rast njihet si vrasja më makabre në historinë e gazetarëve amerikan, por fatkeqësisht gjyqi dështoi ta shpall fajtor personin i cili e shkaktoi këtë.

Ai u shpall i pafajshëm vitin e kaluar./Insajderi.com