Zbritje të biletave për të shkuar në Mars

Zbritje të biletave për të shkuar në Mars

100 pasagjerë të një anije kozmike do të nisen nga orbita e Tokës në majë të një rakete të madhe të quajtur Super Heavy. Anija do të ketë destinacionin në Mars, ose do të mund të stacionohet në cilin do nga sistemet diellore.

Super Heavy do të kthehet në Tokë, të bëjë një ulje vertikale dhe të fluturojë përsëri – shumë herë.

Elon Musk, thotë se bileta për në Mars do të kushtojë 500 mijë dollarë.

“Çmimi për një ulëse në mjetin ndërplanetarë do të ulet në një çmim të volitshëm për një shtresë të industrializuar”, tha sipërmarrësi miliarder, shkruan Insajderi.

Anija pritet të bëj udhëtimin e parë në Mars në vitin 2020. Por një anije më e vogël pritet të lansohet më shpejt për të bërë një udhëtim test në hapësirë.

Kjo anije nuk do shkojë në Mars, por do të testojë dizajnin e anijes në atmosferën e tokës./Insajderi.com