Zbulimi tronditës i Antonelës: “E kam parë babin gati duke e mbytur mamin”

Zbulimi tronditës i Antonelës: “E kam parë babin gati duke e mbytur mamin”

Këtë pasdite, Antonela Berisha tronditi studion e “Për’puthen” dhe publikun që po e ndiqtë, teksa rrëfente historinë e saj prekëse familjare, njofton Insajderi.

Babai i saj i ndjerë ushtronte abuzonte fizikisht nënën e saj, deri në momentin që ai dëboi nga shtëpia gjithë familjen, dhe gjetën rrugën për në Itali.

“Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. Kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të na vriste ne dhe nënën, kemi shkuar në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër”, rrëfen ajo ndër lot.

Ishte momente që dikush i shprehi ngushëllim me anë të një mesazhi në Facebook, kur kuptoi se babai i saj kishte ndërruar jetë.

“Pas një viti s’kishim dokumenta akoma dhe më thotë dikush në Facebook ngushëllime për babin. Më ka mbet merak që s’kam qenë në varrim por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë ta ndjejmë mungesën e babit, megjithatë ai duhet”.

Kur ikën në Itali, pa dokumenta dhe vetëm më rrobat e trupit, ishte vetëm ajo, nëna e saj dhe vëllai katër vjeçar.

“Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të na ndihmonin dhe na thanë s’kemi çfarë t’ju bëjmë ikni ku të doni. Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policisë e pa këtë skenë dhe na strehoi, për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali”, rrëfen ajo më tej.

Ajo kujton është një herë skenat e dhunës që kishte parë në shtëpi: “E kam parë babin gati duke e mbytur mamin dhe s’munda të bëja gjë, se s’kisha çfarë t’i bëja”, thotë Antonela. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)