Zbulohen arsyet pse Konjufca nuk do të takohet me Ramën sot në Shqipëri

Zbulohen arsyet pse Konjufca nuk do të takohet me Ramën sot në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, këtë të hënë po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, transmeton Insajderi.

Konjufca gjatë kësaj vizite do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por jo edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Kryeparlamentari kosovar në këtë vizitë nuk do ta takojë kreun e qeverisë shqiptare, pasi Rama është nisur për një vizitë zyrtare në Hungari, raporton ‘TCh’.

Mësohet se pas Hungarisë, kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, për t’u kthyer më pas të mërkurën në vendin tonë, para seancës ku do votohet raporti i Komisionit për shkarkimin e Presidentit. /Insajderi.com