fbpx

Zbulohen ndërtuesit e vërtetë të Stonhengut

Zbulohen ndërtuesit e vërtetë të Stonhengut

Sipas hulumtimeve më të reja paraardhësit e britanikëve që ndërtonin Stonhengun ishin fermerë të cilët kishin udhëtuar nga një zonë pranë Turqisë moderne, duke arritur aty rreth 4mijë vjet p.e.s, dhe që shpejtë zëvendësuan popullatat lokale të gjahtarëve, shkruan Insajderi.

Shkencëtarët që hetojnë origjinën e bujqësisë në Britani kanë thënë se kanë gjetur mbështetje të madhe për bujqësinë duke u futur në Britani me një rritje të emigrantëve kontinentalë nga Anatolia, duke sjellë teknika bujqësore, qeramikë dhe kultura e besime të reja fetare.

Ekipi ka ekzaminuar AND-në nga 47 skelet të fermerëve neolitikë që datojnë nga 6,000 deri 4,500 vjet p.e.s dhe gjashtë skelete mezolitike gjahtar-grumbullues nga periudha e mëparshme, rreth 11,600 – 6,000 vjet p.e.s.

Nga analiza e ADN-së, studiuesit ishin në gjendje të zbulonin se shumica e popullsisë së gjahtarëve-grumbullues të Britanisë u zëvendësuan nga ata që mbanin prejardhje me origjinë nga bregu i Egjeut të Turqisë moderne./Insajderi.com