Zbulohet arsyeja pse Melisa Lleshi fshiu të gjitha postimet në Instagram

Zbulohet arsyeja pse Melisa Lleshi fshiu të gjitha postimet në Instagram

Para pak javësh Melisa Lleshi u largua përfundimisht nga emisioni i dashurisë “Për’puthen”, për faktin se e gjithë vëmendja nisi të rëndojë në stabilitetin e saj emocional. Ndërkaq, ditën e djeshme ajo fshiu të gjitha postimet që kishte në Instagram, dukë larguar nga lista edhe të gjithë ata që ndiqtë, njofton Insajderi.

Pasi kishte fshirë të githa postimet, ajo kishte ngarkuar një tjetër në llogarinë e saj në Instagram ku shkruante, “Vjen së shpejti”, duke mos dhënë asnjë detaj.

Nuk kaloi shumë kohë që ajo të zbulonte arsyen prapa aktivitetit të saj të fundit në Instagram. Melisa së shpejti do të debutojë në muzikë pas finalizimit të këngës së parë që do të shoqërohet edhe me një videoklip.

Kënga e re dhe e para për Melisën titullohet “U kry”, dhe ajo ka ndarë një klip të shkurtër të shkëputur nga videoklipi. Sakaq, ajo nuk ka ndarë detaje të mëtejshme sa i përket se kur do të lansohet kënga. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Melisa Lleshi (@melisalleshi111)