Zbulohet busti i Janos Hunyadit – guvernatorit të Mbretërisë së Hungarisë

Zbulohet busti i Janos Hunyadit – guvernatorit të Mbretërisë së Hungarisë

Sot në qytetin e Prizrenit është mbajtur ceremonia e shpalosjes së bustit të Janos Hunyadi, guvernatorit të Mbretërisë së Hungarisë.

Kjo hapje është bërë nën mbështetjen e Ambasadës Hungareze, ku pjesëmarrës ka qenë edhe ambasadori, H.E. László Márkusz.

Ngjarja ka filluar nga ora 14:00 në Kishën Katolike “Zonja Ndihmëtare”, në Prizren.

Ky është njëri nga aktivitetet brenda Javëve Kulturore Hungareze në Kosovë 2019.

Axhenda e plotë:

14:00 – 15:00 – Shpalosja e bustit te Janos Huniad-it ne oborrin e Katedrales se Prizrenit
14:05 – Kendimi- Kori i kishes

14:10 – Fjalimi nga Don Shan Zefi
14:13 – Fjalimi nga Z. István Balogh, Drejtor Politik, Ministria e puneve te jashtme dhe Tregtise se Hungarise

14:18 – Fjalimi nga Z. Artan Abrashi, Kryesues i Kuvendit Komunal ne Prizren
14:21 – Kendimi – Kori i kishes

14:24 – Ecja deri ne vendin ku do te mbahet kokteji – Hotel Centrum Prizren