Zbulohet fjalimi inspirues i Ronaldos në pushimin mes dy pjesëve

Zbulohet fjalimi inspirues i Ronaldos në pushimin mes dy pjesëve

Cristiano Ronaldo inspiroi bashkë-lojtarët e tij drejt triumfit në Euro 2016, me një fjalim motivues në pushimin mes pjesëve

 

Kapiteni portugez u desh të largohet nga loja pas vetëm 25 minutave pasi pësoi një lëndim në duel me mesfushorin francez Dimitri Payet.

Dhe mbrojtësi portugez dhe i Southamptonit, Cedric Soares, zbuloi se 3 herë ”Topi i Artë” ishte lojtari i 12-të i Portugalisë në dhomat e zhveshjes.

“Ishte një moment i vështirë. Kujtoj, për mua dhe skuadrën, të gjithë ishin pak të shokuar mendoj”, tha ai. “Pas pjesës së parë, Cristiano pati fjalë fantastike për ne. Ai na dhe neve shumë vetëbesim dhe tha ‘dëgjoni njerëz, jam i sigurt se ne do të fitojmë, kështu që qëndroni të bashkuar dhe luftoni për të.'”

“Ishte vërtetë e pabesueshme. Mendoj se e gjithë skuadra kishte sjellje fantastike. Dhe ne treguam sot se kur luftoni si një, ju jeni shumë shumë më të fortë.” /Insajderi.com