fbpx

Zbulohet grupi ilegal që përmes Facebook shesin kafshë të rrezikshme

Zbulohet grupi ilegal që përmes Facebook shesin kafshë të rrezikshme

Kafshët ekzotike dhe të rrezikshme si gafat, tigrat, panterët dhe viperët janë duke u shitur grupi në në grup të fshehtë në Facebook.

Një hetim i Sun Online zbuloi se njerëzit ofrojnë kafshë të rralla dhe të rrezikshme për shitje në rrjetet sociale pa ndonjë kontroll të duhur.

Pas bashkangjithjes në grup hulumtuesit e Sun Online pa u bërë një orë iu ishin bërë oferta të tigrave, panterave dhe leopardëve.

Një shitës nga Turqia, ofroi një tigër me çmim rreth 2,300 dollarë, një luan për 2,000 dollarë dhe një leopard 1,260 dollarë.

Video: 

Ata thanë po ashtu se transporti i tyre nga Britania e Madhe në destinacionin e dëshiruar zgjat dy ditë.

Ai tha: “Ata janë të stërvitur mirë dhe shumë mirë, ata mund të qëndrojnë brenda.”

Shitësi shtoi: “Unë do të duhet një ditë për t’i përgatitur ato dhe pastaj do të furnizohen dokumentet … pas kësaj unë do t’i çoj në American Airlines dhe do t’i regjistrohen për një fluturim.

“Ju duhet vetëm të bëni një pagesë paraprake për procesin dhe sapo të merrni këlyshët dhe të konfirmoni se janë në shëndet të mirë, ju paguani balancën tonë.

“Ata vijnë me dokumente të regjistrimit dhe një DVD … ju mund të mësoni më shumë nga disku. Kur ata bëhen më të mëdhenj ata do të jenë të përsosur dhe ju do t’i shijoni më shumë.”